Bashkim Hoxha merr çmimin “Raxhai Surroi”, romani i tij “Kronikat e mjegullës” vlerësohet më i miri i vitit në Kosovë

Dec 24, 2019 | 13:36
SHPËRNDAJE

“Kronikat e mjegullës” është cilësuar si romani më i mirë i vitit në Kosovë dhe është nderuar me çmimin “Raxhai Surroi”.

Romani është krijimi më i fundit i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Bashkim Hoxha.kronikat

Vepra shquhet për gërshetimin e suksesshëm të realitetit dhe funksionit, dhe për elementin kyç kuptimin e historisë, të bërjes zhbërjes dhe ribërjes së saj. Kohështrirja e ngjarjeve nis nga periudha para shpalljes së pavarësisë e deri në ditët e sotme. Gjithashtu romani shquhet për stilin për gjuhën si dhe për gjetjet dhe organizimin strukturor të tij.

Veçse një romancier dhe komedian i njohur Bashkim Hoxha vlerësohet edhe si një gazetar veteran dhe shumë i dashur për publikun shqiptar brenda e jashtë kufijve falë emisionit shumë popullor në ‘News 24’, “Koha Për Tu Zgjuar”. Për kontributin e tij në fushën e letërsisë shkrimtari Durrsak është nderuar në 2010 nga presidenti Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura