Bashkim Fino zyrtarizon kandidimin, në garë me Dukën për FSHF-në. Ja fjalët e tij të para dhe kritikat

SHPËRNDAJE

Bashkim Fino do të jetë një nga kandidatët për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit dhe rrjedhimisht, rivali kryesor i Dukës për këtë post.

Ai e ka pranuar kete ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ku deklaroi:

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit apo të tjerë më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit ngaqe kanë parë aktivitetin tim jo vetem politik por edhe sportiv. Kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion, kam lexuar dhe besoj se trajnerin ‘se bëj dot por mendoj se është momenti dhe koha të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin, të krijojmë të përmirësojmë imazhin dhe duke falenderuar të gjtihë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka pkatformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë. me platformën që kam dorëzuar..them se do duheshin ndryshuar disa rregulla, se për të bërë një fushatë për president apo edhe për stafin, mbase do ishte mirë të  bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm, e koha nga momenti i mbledhjes së asamblesë, ti jepej mundësi kandidatëve, anëtarëve të bënin sondazhet e nevojshme, fushatë korrekte. Fakti që bëhet në këtë mënyrë se s’kam të drejtë të bëj vërejtje, i bie që avantzhi i presidentit aktual që mora vesh sot që do kandidojë dhe më vjen mirë, se bëri mirë qe e zyrtarizoi kandidaturen pak ore para se ta beja une, i bie që unë jam në nivel jo të favorshëm se kemi një president që ka 16 vjet që drejton dhe i ka kushtet e infrastukturës”.

FINO55

 

Fino drejt lënies së mandatit të deputetit, në garë me Dukën për FSHF-në

OLSI TUJANI/ Bashkim Fino, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një nga kandidatët për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit dhe rrjedhimisht, rivali kryesor i Dukës për këtë post.

Bashkim Fino
Bashkim Fino

Asnjëri prej të dyve nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën, por deputeti i Partisë Socialiste pritet ta bëjë sot në mbrëmje. Ai është i ftuar në “Rubrikën Sportive” në RTSH dhe burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se Fino do ta shpallë aty kandidaturën. Nëse ndodh kjo, atëherë do t’i duhet të heqë dorë nga funksionet politike si dhe nga mandati i deputetit.

ÇFARË THOTË STATUTI I FSHF-SË

Në pikën tre të nenit 1 të statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet: “Federata është asnjanëse në çështjet politike dhe fetare.” Rrjedhimisht, Bashkim Fino, si deputet i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste, do t’i duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të mund të shpresojë që të marrë 34 ose më shumë vota në Asamblenë Zgjedhore, që do të zhvillohet më 7 shkurt të këtij viti në mënyrë që të fitojë edhe të drejtën për të ushtruar detyrën e Presidentit të FSHF-së.

Megjithatë, kjo pikë e rregullores mund të interpretohet në mënyra të ndryshme dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nëse Fino zyrtarizon kërkesën. Aktualisht, ishkryeministri i Shqipërisë në periudhën 25 qershor 1997 deri më 23 prill 1998, Fino mban gjithashtu edhe postin e Sekretarit Organizativ të PS-së.

DEKLARATA PËR DUKËN

I pyetur nga “Panorama Sport” pak javë më parë në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ishkryeministri la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në këto zgjedhje.

“Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij. Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit, apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

REPLIKA

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste.

Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ish-kryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmin. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmit”, tha Fino. Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmin me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu, duhet ta kursente sarkazmin edhe me emrin tim, Bashkim Fino.”

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVetingu, 364 denoncime nga qytetarët kundër gjyqtarëve për vendime të padrejta
Artikulli tjetërZhdukën kartelat e pronësisë, Kryeregjistruesi ndjek penalisht dy specialistë të Hipotekës

1 KOMENT

  1. Tani qe ka fejuat redin me gruan e tanit ka per te fituar. Keshtu shkojn keto pun. Te fala gezimit o baci

Comments are closed.