Bashkia: Vendimi nuk ka lidhje me Teatrin Kombëtar. Artistët: Ja hapi i radhës

Apr 26, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

Artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, arritën që të futen në sallën e mbledhjes së këshillit Bashkiak, ku dhe dëgjuan sqarimin nga bashkia.

Ata qëndruar nderi në fund të votimit, ku bashkia votoi pro për të dhënë pikën që artistët ishin kundër, por sqaroi se nuk ka lidhje me teatrin Kombëtar.

Pasi dolën nga mbledhja ata deklaruar se nuk ishin të kënaqur me këtë vendim dhe do ta ndjekin në rrugë ligjore.

artistet

“Në do presim që të shikojmë se çfarë do ndodh. Dhe sa efekt juridik ka ky vendim. Do marrim një avokat dhe do ta ndjekim në rrugë ligjore deri në fund”, deklaroi regjisori Kastriot Çipi.

Artistët hyjnë në Këshillin Bashkiak, reagon Bashkia: E vërteta për truallin e Teatrit

Ashtu si kishin njoftuar, artistët ne ‘beteje’ per kauzen e tyre kunder shembjes se Teatrit Kombetar jane mbledhur sot para Bashkise se Tiranes.

Nderkohe qe mbledhja kishte nisur dhe opozita ka braktisur punen e Keshillit Bashkiak, nje grup artistesh kane hyre brenda ne salle per te qene te pranishem teksa vendoset, sikunder thone ata per fatin e Teatrit.

Në mbështetje të artistëve janë këshilltarët e djathtë te PD dhe LSI, të cilët thanë se në mënyrë mafioze do të nisë rruga për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe”- tha keshilltari i PD, Çollaku.

Reagimi i Bashkise: Vendimi nuk ka lidhje me Teatrin 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado ka sqaruar se asnjë prej projektvendimeve që janë sot në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka të bëj dhe nuk trajton cështjen e truallit të Teatrit Kombëtar. Duke folur para këshilltarëve, ai në cilësinë edhe të një prej përfaqësuesve që vjen nga fusha e artit, ka bërë të ditur se vendimi Nr.7 të cilës i referohen artistët dhe përfaqësuesit e opozitës nuk prek Teatrin Kombëtar.

“Unë besoja që duke qenë gjithë jetën në art zotërinjtë do të kishin të drejtën të ma jepnin mua, të më dëgjonin sepse unë kam edhe eksperiencën e duhur, kam drejtuar pothuajse gjithë institucionet e artit në këtë vend dhe nga kjo pikëpamje do të thosha se fjala ime ka një peshë sepse jam personi që kam menaxhuar dhe kam drejtuar këto institucione. Megjithatë secili mund ta gjykojë vetë por ajo që është e vërteta në këtë letër dhe relacionin të gjithë e kanë të shkruar për keqkuptimin e madh që ka ndodhur dhe ndodh edhe këtu në sallë të cilat u dhanë pa asnjë lloj argumenti që të merren me teatrin. Të gjitha këto ligje dhe relacioni përkatës nuk ka të bëjë fare me Teatrin Kombëtar”, tha Abazi.

Ai ka bërë të ditur se projektvendimi në fjalë vjen si një nismë inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve. Sipas këtij projektvendimi pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.

Protesta 

 

Paraditen e sotme, qytetare dhe artiste u mblodhen perpara Bashkise se Tiranes, ne vazhdim te kerkeses se tyre per te mos e prishur Teatrin.

Sot pritet te miratohet projekt-vendimi per kalimin e tokes nga publike ne private, e cila i hap rruge projetiti te ri per ndertimin e Teatrit, vednim ky qe prej disa javesh eshte kundershtuar me force nga artiste te shumte dhe qytetare.31306734_244122229480477_4182028807374372864_n

“Nesër në orën 12:00, në mbledhjen e këshillit bashkiak tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndertojnë me ppp. ndër to edhe terreni i teatrit kombetar. ky eshte hap konkret per shembjen e tk. Nesër mblidhemi në orën 12:00 përpara bashkisë!”, shkruhet ne njoftimin e bere nga ‘Alenaca per mbrojtjen e Teatrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura