Ristani: Mesila Doda theu disiplinën, s’kemi ende një emër për Bashkinë Tiranë

Mar 27, 2015 | 15:16
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Mesila Doda, “theu disiplinën e grupit. Grupit duhet të funksionojë në unitet për vendimet”. Kështu e ka komentuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, vendimin e djeshëm të Dodes për të marrë pjesë në votimin e Kuvendit për miratimin e lejes së ndalimit të deputetëve, Doshi dhe Frroku. 

Arben Ristani

Ristani, në një intervistë për “News 24”, ndër të tjera bëri me dije se PD, ende nuk ka një emër që do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Deputeti demokrat tha se gara për Tiranën është një betejë e fortë dhe ndaj “duhet menduar mirë kandidatura”.

PD-ja po zhvillon konsulta me aleatët, tha Ristani.

Ai shtoi se Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. “Ekzistojnë shanset për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen bashkë me zgjedhjet vendore. Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për një qeverisje të mirë”, tha Ristani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura