Bashkia ndërhyn te pallatet e dëmtuara te ‘Shallvaret’, Veliaj: Po punohet për të shmangur çdo rrezik

Dec 2, 2019 | 13:52
SHPËRNDAJE

Zjarrfikesat bashkiaShërbimi zjarrfikës në bashkëpunim edhe me ekspertë të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës po ndërhyjnë nëpër pallate për sigurimin e godinave dhe evitimin e aksidenteve. 

Bashkia e Tiranës bën të ditur se ditën e sotme, ekipi i zjarrfikësve ka qenë  tek pallatet e njohura si Shallvaret ku po heqin tjegullat e tullat e oxhaqeve që rrezikonin jetën e kalimtarëve.

Teksa ka postuar fotot nga heronjtë e heshtur të kryeqytetit që kanë qenë në gatishmëri 24 orë gjatë këtyre ditëve, kryebashkiaku Veliaj i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave bashkiake.

“Te Shallvaret e vjetra po punohet për të hequr me dorë çdo tjegull e tullë të oxhaqeve të amortizuara dhe për të shmangur çdo rrezik për banorët e kalimtarët poshtë!  Ju lutem respektoni udhëzimet e uniformave bashkiake – siguria e para, pastaj të tjerat”, thekson Veliaj.

zjarrfiksat bashkia11 zjarrfiksat bashkia1 zjarrfiksat bashkia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura