BASHKIA MALESI E MADHE/ Mbyllet numërimi, kryetari i ri Tonin Marinaj. La pas rivalin me 1667 vota

Jun 25, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

TONIN MARINAJ- ANTON KOKA

UPDATE/ Pas shumë vonesash e jo pak problemesh, mbyllja e numërimit në Malësinë e Madhe ka nxjerrë fitues për kreun e Bashkisë, kandidatin e së majtës, Tonin Marinaj. 
 

Pas përplasjes fizike, bllokohet numërimi. Kutitë e mbetura do dërgohen në KQZ

Përplasja fizike në Malësine e Madhe, kur mbështetësit e dy palëve u perleshen mes tyre dhe u godit edhe kreu i PD-se solli bllokimin e numërimit të votave. Mësohet se kutotë e mbetura do te dergohen per numerim ne KQZ. 

Në këtë bashki janë numëruar 52 nga 79 kuti dhe kandidati i aleancës së majtë, Tonin Marinaj, ka marrë 7104 vota, ndërsa rivali i tij, kandidati i APPD, Anton Kokaj ka marrë 6014 vota. 

Përleshja 
Pas konfliktit të ndodhur pranë KZAZ-në Nr.1 në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku deputetë, drejtues lokalë të PD-së dhe militantë u përfshinë në konflikte që çuan edhe në përplasje fizike, kanë reaguar edhe palët e përfshira në këtë ngjarje.

Në orët e vona të së martës, reagoi edhe kreu i degës së PD-së, Pjerin Spathari, i cili u godit gjatë konfliktit pranë KZAZ-së. “Paulin Stërkaj më goditi me qytën e armës në kokë. Me grusht më goditi një punonjës policie pa uniformë. Është e disa ta herë që na bëjnë presione, nuk tërhiqemi”,-raportoi “News24”, ndërsa mësohet se Paulin Stërkaj ka thënë që nuk kishte armë me vete dhe se kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë. 

Më herët, (mbrëmjen e së martës më datë 23.06.2015), u raportua se nga një konflikt i ndodhur pranë KZAZ-së Nr. 1 në Malësinë e Madhe, deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj ishte pjesë e ngjarjes. Sipas Partisë Demokratike, Paulin Sterkaj nxori armën në mes të turmës, ndërsa u rrah kryetari i PD-së, Pjerin Spathari.

Pas raportimeve për konfliktin e ndodhur, reagoi edhe deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, i cili tha se situata mbetet e tensionuar dhe shkak u bë një keqkuptim i momentit.
Deputeti i PS-së theksoi se ngjarja nuk ka lidhje me procesin e numërimit, ndërsa pranoi se kishte ndërhyrë për të qetësuar palët e përfshira në konflikt. “Kryetari i PD u konfrontu me një person, ishte një konfrontim i rastit. Një goditje nga larg me një mjet që nuk e di se çfarë. Meqë njerëzit ishin me ngarkesë emocionale pati përplasje mes grupeve, por kjo s’ka lidhje me qendrën e numërimit. Ngjarja ka ndodhur rreth 60-70 metra larg qendrës së votimit. Ka të bëjë me emocionet e momentit. Për mua ishte një keqkuptim. Personi që drejton PD ka humor por u keqkuptu dhe pati një keqkuptim nga një indivit. Situata është e tensionuar, zvarritja e numërimit është e padrejtë”,-deklaroi Paulin Stërkaj në një prononcim me telefon për televizionin “News24”.  

Pas deklaratave të bëra nga deputeti i PS-së, reagoi edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Malësisë së Madhe, Anton Kokaj. Ky i fundit bëri përgjegjës deputetin Stërkaj për nisjen e tensioneve, duke thënë se ai nxori edhe armën drejt qytetarëve.
“Tensioni në afërsi të qendrës së numërimit, ishim për bukuri, deputeti i PS-së Paulin Stërkaj rreh bashkë me bandën e tij kryetarin de Partisë Demokratike dhe nuk ngurron as të nxjerrë armën drejt qytetarëve. Deputeti i PS Stërkaj, ishte ai që ishte iniciuesi i kësaj ngatërrese. Po bëjmë përpjekje për të qetësuar situatën. Ky është një njeri i prirë për këto lloj problemesh, për këto lloj presionesh. Kjo është frymë që ka futur në Malësinë e Madhe. Ka një grup prej 20-30 vetash që kanë ardhur nga Tirana që s’i njeh kush, se dimë kush janë, bashkë me të afërmit e tij rrahën kryetarin e PD-së.”,-deklaroi Kokaj në një intervistë telefonike. 

Në vendngjarje shkoi edhe deputeti i PD-së Myqerem Tafaj, i cili mbajti edhe një konferencë për mediat lokale, duke akuzuar strukturat e PS-së dhe deputetin Stërkaj për incidentet e krijuara.

Burime nga Malësia e Madhe konfirmuan për “Panorama Online” se kreu i degës së PD-së nuk paraqet probleme shëndetësore pas goditjeve që mori pranë KZAZ-së Nr.1.
Pas konflikteve, thuhet se policia rrethoi zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

BASHKIA MALËSI E MADHE 42426 votues
KUTI TË HAPURA 79 KUTI NË PRITJE 0
ANTON KOKAJ (APPD) 8633
TONIN MARINAJ (ASHE) 10300

Ora 19:00 Mbyllet procesi i votimit brenda orarit zyrtar. Pjesemarrja ne votime raportohet 46.8%  

***
Koalicioni i majtë ka propozuar Tonin Marinajn për Bashkinë. Ndërsa e djathta ka kandiduar Anton Kokaj. Bashkia e re do të ketë 42 mijë zgjedhës dhe 79 qendra votimi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura