BASHKIA KRUJE/ Mbyllet numërimi, fiton Artur Bushi i ASHE me 54,59%

Jun 22, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

Artur Bushi- Hamdi Pasha

Kandidati i majtë, ish-deputeti Artur Bushi është shpallur fitues për garën e Bashkisë së Krujës me rreth 3 mijë  vota me shumë se kandidati i djathtë, Hamdi Pasha. 
***
Për herë të parë në një proces zgjedhor Kruja dhe Fushë Kruja do të jenë në një bashki.

Reforma territoriale i ka bashkëngjitur këtyre dy qyteteve edhe disa komuna duke e çuar numrin e zgjedhësve në 58 mijë.

Në të gjithë zonën janë ngritur 88 qendra votimi.

Kruja është një nga bashkitë ku njëri prej kandidatëve la mandatin e deputetit.

Artur Bushi i zgjedhur deputet në këtë zonë në 23 qershor 2013 do të garojë përballë kandidatit të PD-së Hamdi Pasha.  

BASHKIA KRUJE 58603 votues
KUTI TË HAPURA 88 KUTI NË PRITJE 0
ARTUR BUSHI (ASHE) 18.362
HAMDI PASHA (APPD) 15.274

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura