Bashkia Kolonjë/ Thirrje për shprehje interesi: pozicion vacant në kuadër të Programit IADSA II/2020/04, në rolin Menaxher Projekti

Sep 18, 2020 | 13:02
SHPËRNDAJE

Thirrje për shprehje interesi: pozicion vacant në kuadër të Programit IADSA II/2020/04, në rolin Menaxher Projekti.

Në kuadër të Programit IADSA II/2020/04, Për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për Konvertimin e Borxhit për Zhvillim, Bashkia Kolonjë (Shqipëri), fton kandidatët e interesuar për të shprehur interes për pozicionin vacant të punës si në vijim:

– Menaxher Projekti,

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët  e interesuar duhët të dorëzojne dokumentat e aplikimit  si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
  • Fotokopje të Pasaportës
  • Fotokopje të diplomave universitare,  master,  PhD;
  • Fotokopje të  Diplomave/Certifikatave   që  provojnë njohuritë   e  gjuhës   angleze   (nëse   diploma universitare  është marrë në një program studimi  në gjuhën angleze  ose italiane, nuk është e nevojshme dëshmia e gjuhës);
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, librezë pune, etj.

Kandidatët  e  interesuar  duhet  t’i   dorëzojnë  dokumentat  e aplikimit    deri  më  datë 18.10.2020,   ora 16.00,   në adresën  si  në vijim:  Bashkia Kolonjë, Sheshi Rilindja Kolonjë, Shqipëri, 1001,  me subjekt:

Aplikim për pozicionin “Menaxher  Projekti”, për Projektin Rivitalizimi i Qendrës Multifunksionale Kolonjë” financuar nga IADSA II.

Ose në adresën elektronike: [email protected]

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës kërkesat dhe kualifikimet shtesë mund të gjeni në Termat e Referencës publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Kolonjë www.kolonja.gov.al.

Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë në fazën e dytë të përzgjedhjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura