Bashkia i përgjigjet Ramës: Demin me kalin i vure të bashkëjetojnë si krimin me pushtetin sot

Mar 26, 2015 | 13:56
SHPËRNDAJE

“Kryeministri mashtrues para  6 vitesh i vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin”. Me keto fjale Bashkia e Tiranes ka replikuar sot ne pergjigje te akzuave te kreut te qeverise Rama, qe gjate fjales ne seancen e Kuvendit atakoi direkt bashkine dhe kreun e saj, Basha, per situaten ne kopshtin Zoologjik, e duke e paralelizuar ate situate me ate qe ndodh ne Kuvend.

“Kryetari i kopshtit të krimit, ky kryeministër mashtrues që para 6 vitesh i vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin guxon të flasë sot dhe për kopshtin zoologjik. 11 vjet nuk investoi asnjë lek, vetëm e betonizoi siç betonizoi çdo hapësirë në kryeqytet. Kryeministri më i paaftë i historisë së Shqipërisë dhe mashtruesi më i madh do të mbahet mend vetëm për kriminalizimin e administratës, policisë dhe parlamentit dhe bllokimit të punëve të kryeqytetit”- thuhet ne deklaraten e bashkise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura