Bashkia e Tiranës: Rama bllokoi vendosjen e shtatores së Rugovës

Jul 3, 2015 | 10:21
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës denoncoi me anë të nënkryetares Nevila Xhindi moslejimin me urdhër të kryeministrit Rama të shtatores së Ibrahim Rugovës në kryeqytet.

Nevila Xhindi

“Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova. Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia”, tha Xhindi në një konferencë për shtyp.

Sipas saj “propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, “për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak”, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura