Bashkia: Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua ishte ajo e Lindës? Tironsit rilindën më 8 Maj

Jun 13, 2013 | 13:40
SHPËRNDAJE

Bashkia Tiranë
TIRANE- Bashkia e Tiranes ka reaguar pas aktivitetit “Tironsit per Rilindje”, gjate te ciles kreu i PS-se, deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit jane mes rrenimit e rilindjes se vendit e jo mes dy njerezish. 

Ne nje deklarate per mediat, dhene nga nenkryetarja e Bashkise, Jorida Tabaku,  theksohet se gjate qeverisjes 11 vjecare te Rames, pronat e kryeqytetasve u bllokuan.

Deklarata

“Edi Rama u kujtua sot për rilindjen e tironsve, duke u fshehur pas Lindës. Si tironse, kam disa pyetje:

Pse për 11 vjet z. Rama ia bllokoi këtyre njerëzve këtu, zhvillimin e pronës dhe Linda heshti?!

Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua në gjithë qytetin e Tiranës, edhe pse në kundërshtim me ligjin ishte prona e znj. Rama?!

Pse nuk u dha sot asnjë sqarim për tironsit, për kërcënimin që ish-kryetari i Bashkisë bëri se në qoftë se vjen në pushtet, ai sërish do u mohojë zhvillimin e  pronës këtyre njerëzve?!

Tironsit, z. Rama rilindën më 8 maj të vitit 2011 dhe rilindën duke refuzuar me votë modelin tënd. Sot, koha jote ka mbaruar!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura