Bashkia e Tiranës ngre një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti, Veliaj apel qytetarëve

Sep 22, 2019 | 9:40
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Tiranës mund të japin kontributin e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmetet.

58c99785-8107-4f76-9290-96525ee988d9

Pranë Bashkisë së Tiranës në qendër është ngritur edhe një pikë ndihmash për të prekurit, ku çdokush mund të japë rroba apo ushqime.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të tregohen solidarë dhe të kontribuojnë me ndihma për të prekurit. “Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pike ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba & ushqime kur të dalësh #TiranaStrong”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, në kuadër të Ditës Pa Makina,  në kryeqytet do të vijojnë aktivitetet e programuara. “Aktivitetet për fëmijët  do të vazhdojnë normalisht. Dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën”, thekson në mesazhin e tij Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura