Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike

May 11, 2021 | 20:01
SHPËRNDAJE

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Tirana_-_Bashkia_e_Tiranës_2018-scaled-1

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar , kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

022862f2-8143-4233-ac97-0d372973da51

0f19b999-93b6-4eb6-9742-b3d7bb8a493f 332a8d8e-d17f-4f6a-b064-f287437ccf84

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura