Bashkia e Lezhës rikthen çmimin “At Zef Pllumi” në memorialistikë dhe publicistikë

Jan 20, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Çmimi “At Zef Pllumi” i krijuar nga ish Komuna Shëngjin në vitin 2011 rikthehet sërish në memorialistikë  dhe publicistikë nga Bashkia e Lezhës.

at zef pllumi

Për të gjithë të interesuarit që duan të  marrin pjesë në konkursin për këtë çmim njoftohet se duhet të dorëzojnë në bibliotekën e qytetit 2 kopje  të librave konkurues.

Dorëzimi i librave nga të gjithë konkurrentët mund të bëhet deri në datën 05 shkurt 2020, ndërsa për datën dhe orën e organizimit pritet një njoftim i dytë i Bashkisë.

“Bashkia_Lezhë  rikthen çmimin letrar “At Zef Pllumi” në memorialistikë  dhe publicistikë.

më 10 Shkurt 2020.

Fton  autorët dhe botuesit  që do të duan të marrin pjesë në këtë konkurs të dorëzojnë pranë  bibliotekës së qytetit.

2 kopje  të librave konkurues deri  në datë 05 shkurt 2020.

Për  orën dhe vendin e ceremonisë do të ketë një komunikim të dytë nga Bashkia dhe grupi organizator”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura