Bashkia e Durrësit do të ketë një tjetër drejtues. Kryetari në detyrë ikën në Gjermani për…

Mar 3, 2020 | 19:56
SHPËRNDAJE

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj ka deleguar përkohësisht detyra si drejtues i bashkisë së dytë më të madhe në vend tek nënkryetarja e re, Emirjana Sako, e emëruar vetëm pesë ditë më parë në këtë post.varfaj

Emirjana Sako prej vitesh ka qenë drejtoreshë e shërbimeve publike në bashki.

Shkak është bërë largimi i përkohshëm i Varfajt drejt Gjermanisë për arsye shëndetësore.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni pasi vuan nga zemra.

Varfaj, njeri i besuar i Vangjush Dakos, është kryetar i komanduar i Bashkisë së Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos vetëm disa muaj pasi dha dorëheqjen nga posti pas deklaratës së dhënë pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku deklaroi se “jemi të kënaqur me 50 viktima”.

/Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura