BASHKIA DURRES Dako merr mandatin e tretë, fitore me 13.710 vota diferencë ndaj Dumës. Kryebashkiaku zotohet: Do mbaj premtimet

Jun 23, 2015 | 21:30
SHPËRNDAJE
BASHKIA DURRËS 233227 votues
KUTI TË HAPURA 310 KUTI NË PRITJE 0
VANGJUSH DAKO (ASHE) 55.972
GRIDA SHQINA DUMA (APPD) 42.262

Kandidati i koalicionit te majte, Vangjush Dako ka siguruar mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit. Me një diferencë të thellë prej 13 mijë e 710 votash ndaj kandidates të së djathtës Grida Duma, ai ka dalë triumfatori i zgjedhjeve vendore 2015.

Disa orë pas shpalljes së rezultatit, në një deklaratë para qindra mbështetësve Dako ka falenderuar ata që i kanë ndenjur në krah gjatë fushatës dhe është zotuar se do t’i mbajë premtimet nga Ishmi deri në Durrës. Ai tha se do të kryejë të gjitha investimet që ka premtuar për këtë 4-vjeçar’. 

DATA 21 Qershor/ Ora 23:20

Referuar të dhënave përfundimtare nga sondazhi u publikuar në “Ora News”, nga “IPR Marketing”, rezulton se kandidati i majtë, Vangjush Dako rezulton i votuar në kuotën e 50 deri në 54 për qind të votave, ndërsa kandidatja e djathtë Grida Duma, ka marrë 46-50 për qind. 

Ora 21.46

E majta rezulton fituese deri ne 60% ne keshillin bashkiak te Durresit. Koalicioni i majte eshte ne shifrat 56-60% ku Partia Socialiste eshte ne shifrat 28-32% ndersa LSI 16-20%. Sa i perket koalicionit te djathte ai rezulton te jete ne shifrat e 39-43% ku vetem PD eshte 32-36%. 

Ora 21.12
Ne exit poll te dyte ne qytetin e Durresit rezulton se Vangjush Dako eshte ne shifrat e 50.5-54.5% ndersa Grida Duma eshte ne shifrat e 44.5-49.5%. Ne qytet jane pyetur rreth 4 mije votues.  

Ora 19:15
Një sondazh i kryer këtë të diel nga “IPR Marketing” për Bashkinë Durrës deri në orën 16:00 tregon se kandidati koalicionit të majtë, Vangjush Dako kryeson nga 50-54 për qind të votave, ndërsa kandidatja e koalicionit të djathtë, Grida Duma, ka kuotohet nga 50-46 për qind të votave. Këto janë rezultatet paraprake të sondazhit, ndërsa në vijim pritet të përditësohen me shifrat e plotë të të anketuarve. 

ORA 16:05

Reagim i shtabit të kandidates Grida Duma: Kandidati Dako ka kërcënuar personalisht anëtarët e KZAZ-së nr. 22 duke u thënë: ” Ju ”. Shtabi i zonjes Duma i bën ‘thirrje të tërhiqet nga kërcënimet”. 

Sot rreth ores 09:40 jane raportuar probleme me listat e votuesve në Durrës, në qendrën e votimit 1484, në Lagjen nr. 7.Shumë persona nuk janë lejuar të votojnë dhe keta te fundit debatuan verbalisht me komisionertë e PD-së. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura