Bashkëudhëtar me PD pas zgjedhjeve? Rama nuk e mohon: Për koalicionet vendos…

Jun 5, 2017 | 13:26
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së njëkohësisht edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë të dhënë për SYRI.net në emisionin FAKT të gazetarit Çim Peka, është shprehur se nuk ka një marrëveshje bashkëqeverisje me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.

auto_edi_rama_fakt_81496606896

Gjatë intervistës me gazetarin Peka, Rama është shprehur se në datën 26 qershor pret që të ketë marrë 71 deputetë që të mos fillojë negociatat me partitë e tjera. Ndërsa theksoi se koalicionet pas 25 qershorit i vendos populli.

“Shoh që janë 3 parti që pretendojnë të dalin të parat. Është Partia Socialiste, e cila unë mendoj se është fituese e zgjedhjeve. Por ne nuk na mjafton vetëm që të jetë fituese, sepse në çdo rend demokratik, fituesi është ai që merr më shumë vota. Kryeministri i Holandës mori vetëm 20 %, por mori më shumë se të tjerët dhe është fituesi që ndërton qeverinë. Por ne nuk na mjafton vetëm kjo këtë herë, jo për pushtetin personal, jo për më shumë pushtet për vete, por sepse duam të ndërmarrim një fazë të re reformash, ku fokusi do të jetë në reformën në drejtësi por dhe në reformën në administratë. Nuk mund të vazhdojë Shqipëria të jetë një shtet i ndarë në parcela ku vendosin partitë. Njerëzit duhet ta ndalojnë këtë gjë”, tha Rama.

I pyetur nëse nuk e përjashton PD-në si bashkudhëtare pas zgjedhjeve, Rama tha:

“Bashkëudhëtarë pas zgjedhjeve do të thotë se do të bëjmë vlerësimet tona në bazë të rezultatit. Pra në bazë të rezultatit do të bëjmë vlerësimet tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura