Bashkëshortja i rezultoi pozitive, këshilltari i Kryeministrit bën apelin: Nuk duhet t’iu vijë turp që jeni me COVID-19. Luftërat janë luftëra

Jul 9, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi njoftoi të mërkurën se ishte prekur nga koronavirusi.

Pasi këngëtarja bëri publik lajmin, reagoi edhe bashkëshorti i saj Bardhyl Meta, i cili u shpreh se ai dhe familjarët e tjerë nuk kanë pasur deri tani simptoma.

Këshilltari politik i kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti u bëri apel njerëzve të mos e mbajnë të fshehtë kur janë të prekur pasi COVID-19 nuk është sëmundje për tu ardhur turp.

Meta u kërkoi qytetarëve që të mos ftojnë miqtë e familjarët në kafe por t’i informojnë kur janë të prekur.

“Njerëz: Covid19 – nuk është s’mundje që duhet të turpëroheni kur e keni – pra, është obligim etik, moral, njerëzor dhe shoqëror e po të doni edhe fetar e kombëtare – që menjëherë të – të dilni dhe kumtoni lajmin hapur – ne familje e ndër fqinjë, kolege e bashkëqytetarë…!”- shkroi ai.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Adelina Thaçi njoftoi të mërkurën se ishte infektuar edhe pse ishte mbrojtur maksimalisht.

Ajo u shpreh se për gati 3 muaj nuk ka dalë nga shtëpia, ndërsa në ambientet e jashtme të shtëpisë ka mbajtur gjithmonë maskë e doreza.

Postimi i plotë i Bardhyl Metës:

BASHKESHORTJA IME, Adelina THAQI META, pas testit, rezultoi të jetë pozitive me Covid19!

1. Unë, që si Këshilltarë i Kryeministrit Avdullah Hoti, kam qenë aktiv në Kabinet dhe kam mbajtë takime të rregullta me stafin e Kryeministrisë – sikurse edhe me pale e akter tjerë – por, as 2 vajzat e mia, Fiona dhe Melisa – dhe, as prindërit, Sylejman Meta – gjithashtu aktiv në jetën publike, si “Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës”, dhe as nëna ime, Teuta Meta, s’kemi pas deri më sot, dhe skemi ende…, asnjë simptomë të vetme.

2. TANI, DY FJALË RRETH MENTALITET PATRIARKAL DHE AHMAKLLAKUT E KOMPLEKSEVE TË DISA QYETAREVE TË INFEKTUAR ME COVID19 – QË PO MARRIN NË QAFE TJERËT, DUKE MOS TREGUAR SE KANË REZULTRUAR POZITIV ME COVID 19 ?!

– Njerëz: Covid19 – nuk është s’mundje që duhet të turpëroheni kur e keni – pra, është obligim etik, moral, njerëzor dhe shoqëror e po të doni edhe fetar e kombëtare – që menjëherë të – të dilni dhe kumtoni lajmin hapur – ne familje e ndër fqinjë, kolege e bashkëqytetarë…!

Pse bre publikoni me foto – Çdo Makiato e Sallat që hani e pini në kafiteri në facebook – ndërkaq – se informoni rrethin dhe miqt e tjerët – se jeni pozitiv me Covid19. Dhe, ndonjëri prej Jush, s’denjoni të ftoni tjerë në “kafe e llafe” pa i informuar se jeni të Infektuar?!

ARBEN Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, sapo e kishte informatën se bashkë me familje është Pozitiv – doli dhe e kumtoi lajmin – që të mbrojë tjerët nga vetja – dhe njëkohësisht – të alarmojë miq e kolege që kane pas kontakte me te – thjeshtë që të tjerët të testohen dhe mobilizohen e të ruajnë familjarët e tyre…!

Aferim Deputetit e shefit te GP Arben Gashi – kjo është kulturë, përgjegjësie dhe ndjesie për tjerët!

Njëjtë, bëri edhe bashkëshortja ime sot, ADELINA THAQI – sapo e mori rezultatin – pas vetëm 2 minutash e publikoi në Facebook, dhe vetëm pastaj, biseduam mes vete bashkë, si familje, për masat që duhet ndërmarrë…

– Njëjte edhe Berat Buzhala…

Njerëz – s’është Covid19-te as “Triper” dhe as Aids-SIDA, që e keni marr nē ato “Hotelet-Pushimore” kur jeni përdalë me ndoken…

3. Ndoshta edhe shteti dhe institucionet – me ligj apo urdhëresë të veçantë, duhet të autorizojnë Infektiven…, që të bëjë çdo mbrëmje – publikimin e emrave të të konfirmuarve me Covid19, përfshirë Emrin e Mbiemrin, Lagjen, Komunën dhe vendin e punës… etj.

Tutje, besojë se duhet ashpërsuar deri në ekstrem ekzekutimin e dënimeve – për mosrespektimin nga ana e qytetarëve – të masave të shpallura nga Institucionet gjegjëse – e ku urojë, që të involvohen në kontroll dhe egzekutim dënimesh, edhe policia pro-aktive, sikurse edhe FSK’ja dhe gjitha Inspektoratet…

Shëndet të gjithëve…

P.S. Unë – me imunitet fragjil, për shkak të rrezatimeve që kam pas – sapo bëra Paktin dhe u morëm vesh e Besatuam: me Babën 83 vjeç – Sylejman Meta, me Nanën, Teuta Meta (77 vjeçe) – dhe bashkëshorten Adelinën – që do t’Ja zamë pritën dhe dom’ mëe e shkarravit atë viron Vurisi Kinez – ballë për ballë e sy m’sy.
P.S. Tash, luftërat janë luftëra…!

Mbesim të vëmendshëm dhe transparent rreth rrjedhave me të gjithë Ju…

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura