Bashkëshortja i dhuron këngëtarit me famë botërore një plantacion me kanabis

Apr 26, 2018 | 17:12
SHPËRNDAJE

Këngëtari me famë botërore Robbie Williams ka marrë një dhuratë të shtrenjtë nga bashkëshortja e tij, Ayda Field, për përvjetorin e tyre të martesës. Ajo madje ka theksuar se nuk është një dhuratë e zakonshme.

Robbie në shumë intervista ka pranuar se është konsumues i rregullt i marijuanës. Gjatë një interviste në vitin 2009 për “Radio Times” ai e ka cilësuar këtë bime si e vetmja që ka veti qetësuese e kurative dhe tashmë që është e legalizuar në Los Angeles, asgjë nuk e ka ndaluar gruan e tij t’i blejë një plantacion të tërë.

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/bashkeshortja-i-dhuron-kengetarit-me-fame-boterore-nje-plantacion-me-kanabis/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura