Bashkëshortja e Ziver Veizit: S’kam më besim tek drejtësia

Apr 26, 2016 | 15:35
SHPËRNDAJE

Alma Veizi, gruaja e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit nga ish-gardisti Agim Llupo, u paraqit në seancën e parë gjyqësore pasi së bashku me fëmijët e saj, Anën dhe Klajdin ka paditur Gardën e Republikës dhe Ministrinë e Brendshme.

Ajo kërkon dëmshpërblim, por seanca e parë përgatitore u zhvillua vetëm pak minuta, pasi Alma Veizi kërkoi pezullimin e gjykimit derisa t’i vijë djali nga Turqia, kërkesë e cila u pranua.

gruaja e ziverit

“Kam paditur Gardën dhe Ministrinë e Brendshme, por e pezullova padinë”, thotë ajo.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila refuzoi rekursin e prokurorisë që kërkonte 25 vjet burgim për Agim Llupon dhe 23 për Ndrea Prendin, Alma shprehet se tashmë nuk ka më besim tek drejtësia.

“Është vendim qesharak. S’kam besim tek drejtesia! Është tronditje e madhe. Të vrasësh 4 vetë në bulevard…”, thotë Alma.

Nga ana tjetër, në Gjykatën Administrative është e hapur edhe padia e familjarëve të të ndjerit Faik Myrtaj, të cilët po ashtu kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

Burimi: Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

vera