Bashkëshortja e braktisi, boudybilder-i adapton më shumë se 50 qen! Ja si e kaloi ai sfidën për të mos u vetëvrarë

Sep 24, 2020 | 20:10
SHPËRNDAJE

Një bodybuilder i ka shpëtuar vetëvrasjes në momentin që adaptoi 50 qen të vegjël.

bodybuilder (8)

Sipas “Daily Mail”, Bobby Humphreys, 48 vjeç, kishte kaluar në depresion, sepse ish-bashkëshortja e kishte tradhtuar dhe braktisur.

bodybuilder (11)

I lënduar, i zhgënjyer dhe i mbyllur në vetvete, Bobby mendoi se vetëvrasja ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar ngamakthi që po kalonte.

bodybuilder (10)

Në këtë moment, mikja e tij më e mirë, Connie, hyri brenda në shtëpinë e tij dhe gjithçka mori një rrjedhë tjetër.

bodybuilder (9)

“Connie, më mbajti në këtë planet. Një mike e vërtetë që ishte gjithmonë aty për mua!”,- u shpreh ai.

bodybuilder (7)

Pasi Connie e ndihmoi Bobby-n të kalonte atë moment të frikshëm, ai ishte akoma jashtëzakonisht i dëshpëruar.

bodybuilder (6)

“Gjatë asaj kohe, Connie po zhvendosej në një shtëpi tjetër dhe më kërkoi të kujdesesha për qenushen e djalit të saj përkohësisht, derisa të gjente dikë tjetër. Sigurisht, pranova. Qenushja, e cila quhej Lady, nuk pëlqente çdokënd dhe si rezultat, nuk rrinte me çdo individ, sidomos me meshkujt”,- zbuloi ai.

bodybuilder (2)

Bobby krijoi një lidhje të ngushtë me qenushen gjatë kësaj periudhe dhe vendosi ta adoptojë. Por, që atëherë, ai ka adaptuar më shumë se 50 qen të vegjël.

bodybuilder (4) bodybuilder (3) bodybuilder (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura