Bashkëshortja e aktorit rrëfen dhembjen, abort spontan dy herë brenda vitit

Nov 12, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e aktorit Alec Baldëin pësoi një abort në muajin e katërt të shtatzanisë. Hilaria e dha lajmin e trishtë nëpërmjet rrjeteve sociale pak orë pasi ajo kishte shkuar të bënte një eko shtatzënie.

35 vjeçarja dhe aktori kanë bashkë katër fëmijë dhe ishin në pritje të një vajze. Ky është aborti i dytë brenda vitit që Hilaria bën abort spontan.

“Ne jemi shumë të trishtuar t’ju themi që sot mësuam se fëmija ynë ndërroi jetë në muajin e katërt të shtatzënisë”, shkruante Hilaria në postimin e saj. Ne gjithashtu dëshirojmë që ju ta dini se edhe pse nuk jemi mirë tani, do të bëhemi. Ne jemi aq me fat që kemi 4 fëmijët tonë të shëndetshëm – dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura