Nga krimi i organizuar te gjetja e tre studentëve që humbën në Shqipëri 20 vite më parë/ Zbardhet takimi i Tonin Vocajt me homologun çek

Sep 14, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE

vocaj 109

Tre turistë çekë, Jan Pavelka, Mihal Pavelka dhe Lenka Tuçova u zhdukën në Alpet Shqiptare në vitin 2000.

Gjetja e tyre ishte një prej çështjeve të diskutuara mes drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj me homologun çek Luděk Fiala.

Tre studentët çekë, të humbur që nga viti 2000
Tre studentët çekë, të humbur që nga viti 2000

Gjatë takimit, Vocaj dhe Fiala theksuan faktin se është në interes të të dy policive që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat, kryesisht në strukturat hetimore, si dhe në atë kërkimore për personat në kërkim konkretisht mes FAST Albania dhe Fast Çekia.

“Po gjatë takimit, Drejtor Vocaj bëri me dije homologun, për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim edhe me partnerët, si dhe mbi punën hetimore dhe kërkimore për gjetjen e tre studentëve çekë që kanë humbur pra 20 vitesh në veri të vendit tonë.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave hetimore të dy policive, shqiptare dhe çeke, për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit ishte gjithashtu në fokus të takimit.

Drejtori i Policisë Kriminale çeke Luděk Fiala theksoi se ishte i befasuar nga rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit vitet e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, si dhe të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta me homologët për këtë qëllim.

Fiala falënderoi Drejtorin Vocaj për gjithë punën profesionale hetimore dhe kërkimore të bërë përgjatë këtyre viteve nga strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar, për gjeten e tre studentëve çekë, dhe theksoi faktin se është mjaft e rëndësishme ngritja e strukturës kërkimore FAST Albania dhe pjesëmarrja e saj në Njësinë Speciale ENFAST”, bëhet me dije në njoftimin për mediat shpërndarë nga policia e Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura