Bashkëpunim me Ramën? Ilir Meta: Brenda meje ka ndodhur një reflektim i thellë! Nga pikëpamja politike dhe morale…

Feb 18, 2022 | 19:38
SHPËRNDAJE

Për presidentin Ilir Meta bashkëpunimi me Ramën nga ana politike dhe morale është i konsumuar. Kreu i Shtetit u shpreh se ai ka reflektuar thellë dhe se tashme kushtet janë krejt të reja.

rama-meta

Në një intervistë për Report Tv, Meta u shpreh se në 24 korrik, ndërkohë që shumica përgatiten për pushime, ai fillon punën aktive në politikë.

Pyetje: E mendoni një bashkëpunim me Ramën?

Meta: Nga pikëpamja politike morale është e konsumuar. Tani jemi në kushte të reja, brenda meje ka ndodhur një reflektim i thelle.  Pas 24 korrikut edhe sjellja ime do të jetë krejt ndryshe nga këto 30 vite. Nuk është përgjegjësia ime që të tjerët deformohen nga pushteti, nga interesat dhe do të jem i detyruar të kem një angazhim shumë të fortë, intensiv, racional. Ndërkohë që të tjerët do të përgatiten për pushimet unë filloj punën time.

Meta u shpreh ndër të tjera se vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, dhe ai do të jem pikërisht në këtë angazhim.

“Mendoj që problemi kryesor që ka sot vendi është rikthimi i sovranitetit të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Kjo është edhe detyra ime 30 vitet e ardhshme.

Deri tani prioriteti im kryesor ka qenë integrimi europian dhe kam thënë që për hir të integrimit kemi cenuar sovranitetin. Por kjo jo vetëm që sovranitetin e ka cenuar por edhe integrimin nuk e ka përshpejtuar.

Tani në 30 vitet që vijnë do forcojmë më shumë sovranitetin”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura