Bashkëjetojnë prej një viti, Dj Sardi zbulon planet për dasmë dhe për zgjerimin e familjes me partneren e tij

Jun 17, 2021 | 22:34
SHPËRNDAJE

Dj Sardi ka pasur fatin të njihet me partneren e tij që në periudhën e gjimnazit e tashmë kanë një vit që bashkëjetojnë.

dj sardi (2)

Së bashku me Jonisën, çifti po jeton një histori të bukur dashurie, copëza të së cilës i publikojnë edhe herë pas here në rrjete sociale.

dj sardi (4)

Ditën e djeshme, Jonisa festoi ditëlindjen e me këtë rast, artisti vendosi të ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një imazh me të, ku shihen duke pozuar buzë detit, teksa Sardi i dhuron jë puthje në ballë.

dj sardi (3)

Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem gjithmonë krah vetes”, ishte urimi që ai zgjodhi t’i bënte vajzës që i vodhi zemrën.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pardon my french”, Sardi foli pak më shumë për lidhjen e tij me Jonisën.

dj sardi (1)

Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”,- tha ai.

dj sardi (5)

Ndërsa, i pyetur për planet për dasmë apo për zgjerimin e familjes, Dj Sardi u shpreh kështu:

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (1)

Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë.

dj sardi1

Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu”.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura