VIDEO-“Bashkë për të zgjidhur të gjitha çështjet”/ Rama tregon çfarë diskutoi me ministrin Dendias: Greqia partner strategjik, e konsiderojmë…

Oct 20, 2020 | 13:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e konsideron Greqinë si një partner strategjik të Shqipërisë. Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Rama tha se kanë rënë dakord për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

“Për ne Greqia ka qenë një  partner strategjik dhe mbetet i tillë. Ne e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar asnjëherë gjithçka që na lidh nga e shkuara

Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morën pjesë, por edhe u përfshinë në kontributet e drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve dhe faktikisht ne sot përsëri kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë.

Jemi dakord që të punojmë bashkë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë konstruktive me angazhim të përbashkët të gjitha çështjet që duhen zgjidhur mes vendeve tona.

Nuk është një çështje e Greqisë, çështja e të drejtave të minoritetet grek në Shqipëri, është një çështja e jona gjithashtu. Nëse ne duam për minoritetin grek standardet më të mira dhe mundësi 100% të barabarta, këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë” tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura