“Bashkë mund të lëvizim edhe malet”, mesazhi i ambasadës amerikane për qytetarët e izoluar, ja ftesa që u bën

Mar 20, 2020 | 10:56
SHPËRNDAJE

Me sloganin “bashkë lëvizim edhe malet”, ambasada amerikane në Tiranë ka çelur një nismë interesante për qytetarët e izoluar që nuk mund të dalin dot nga shtëpitë e të takojnë të afërmit e tyre apo të bëjnë jetën që kanë bërë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se “zbatimi i largësisë sociale nuk do të thotë se nuk mund të jemi pranë njëri-tjetrit. Largësitë shkurtohen kur jemi pranë njerëzve të tjerë me mendimet tona. Prandaj sot, donim të ndanim me ju këtë nismë të bukur të Këndit tonë Amerikan në Vlorë. Këndi fton të gjithë të marrin pjesë dhe të ndajnë një mesazh pozitiv për miqtë, familjarët që ndodhen pranë apo larg, komunitetet ku jetojmë dhe të gjithë botën. Ndani kartolinën tuaj me ne në hapësirën e komenteve mëposhtë”.

90357470_3111637855513621_5123990808415961088_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura