Bashkë deri në frymën e fundit/ Me shtretërit ngjitur dhe të kapur për dore, vdesin brenda pak orësh çifti i martuar prej 73 vitesh të prekur me koronavirus

Apr 28, 2020 | 14:01
SHPËRNDAJE

Një çift nga Wisconsin të martuar për 73 vjet vdiq vetëm gjashtë orë larg pasi të dy rezultuan pozitivë me koronavirus.

Dashuria e Wilford Kepler, 94 vjeç dhe gruas së tij Mary, 92 vjeçe, “jetoi” për shtatë dekada që kur ata shkëmbyen letra me njëri-tjetrin përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhe çifti mbetën të pandashëm deri në fund të jetës kur të dy vdiqën vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit në Spitalin Froedtert më 18 Prill.

“Shtretërit e tyre ishin ngjitur në Froedtert dhe ata mund të mbanin duart e njëri-tjetrit gjatë ditëvë te fundit të jetës,”- u shkruajt në nekrologjinë e përbashkët.

Ishin vetë mjekët që i vendosën shtretërit e tyre afër në mënyrë që çifti të rrinin bashkë.

Të dy rezultuan pozitivë për COVID-19, por mjekët përcaktuan se vetëm Mary vdiq nga koronavirusi.

Ndërsa Wilford vdiq nga një dëmtim që mori në kokë si pasojë e një rrëzimi në tokë të dielën e Pashkëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura