Basha zbulon emrin e politikanit me imunitet që i bëri presion policisë të lironte Durim Keçin

Oct 16, 2017 | 20:00
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar sot per mediat emrin e personit me imunitet, qe sipas tij i beri presion policise te lironte te shumekerkuarin Durim Keçi, sot i lene ne arrest me burg.

basha

Duke folur pas mbledhjes së grupit të PD-së, e teksa numëroi cështjet e rëndësishme që u diskutuan në grup, Basha theksoi se ‘Beteja kryesore është për të larguar nga karrigia e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar dhe mafian në pushtet’.

Gjatë fjalës së tij Basha i është referuar arrestimit të të shumëkërkuarit Durim Keci dhe ka thënë se në dijeninë e tij dhe PD, persona me imunitet kanë ndërhyrë për ti bërë presion policisë për lirimin e tjj.

“Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë gazetarët kurajozë në këtë betejë. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit persona me imunitet i bënë presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS-së”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura