Basha uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit: Nuk ka sprovë që…

Aug 21, 2018 | 10:06
SHPËRNDAJE

Kreu u Partisë Demokratike në një mesazh në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij për besimtarët Basha shkruan se lutjet e tij shkojnë për të pamundurit, të braktisurit dhe nëpërkëmburit.

basha per teatrn

Postim i plotë

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura