Basha u ndërpret pushimet deputetëve, i nxjerr në terren

Aug 29, 2015 | 8:28
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur t’u ndërpresë pushimet deputetëve dhe drejtuesve të departamenteve në selinë blu dhe t’i angazhojë në aksionin opozitar që do të nisë nga data 1 shtator.

Faksimile e urdhrit të Bashës
Faksimile e urdhrit të Bashës
Basha ka firmosur dje urdhrin për ngritjen e një grupi pune, që do të përllogarisë dëmin ekonomik, social dhe mjedisor të shkaktuar nga prishjet e ndërmarra nga qeveria nga shtatori 2013 e në vazhdim.

Grupi i punës do të ketë 12 anëtarë në përbërje të tij, të cilët, në urdhrin e firmosur nga Basha, janë të ndarë edhe në varësi të departamenteve që përfaqësojnë. Kështu, krahas kryetarit që do të zgjidhet për drejtimin e këtij grupi pune, anëtarët e tjerë do të vijnë nga departamentet brenda PD-së, ndërsa tri hapësira janë rezervuar për tre profesionistë nga fusha e ndërtimit.

Dy anëtarë do të përzgjidhen nga “Departamenti i Ekonomisë dhe Tregut”, dy nga ai “Për të drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore”, dy nga “Drejtësia dhe Çështjet Ligjore”, një nga “Ambienti, Pyjet dhe Turizmi” dhe një nga ai i “Shëndetësisë”.

Në urdhrin e lëshuar dje nga Basha, kërkohet bashkëpunim i plotë me strukturat e PD-së në 61 njësitë e reja vendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura