Basha tregon aksionin opozitar: Nesër mbledhim tryezën, po vjen ora e…

Oct 17, 2017 | 18:37
SHPËRNDAJE

Basha pas publikimit të dosjes me 416 faqe për përgjimin e Habilajve ka bërë një deklaratë për mediat. Përveç akuzave drejtuar kryeministrit për drejtimin e grupeve kriminale, kreu i PD-së tha se ora e së vërtetës po vjen, dhe se opozita do të ndërmarrë një aksion për të luftuar krimin.

Lulzim-Basha-fitore-pd11

“Nesër PD do të thërrasë një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e të vërtetës,” tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët por në të njëjtën kohë janë edhe  prova se si Edi Rama ka blerë votën.

PD e ka denoncuar mijëra herë Tahirin për lidhjet e tij me krimin. Sa herë dilnin në dritë fakte, Edi Rama e ka mbrojtur Tahirin si bashkëpunëtorin më të ngushtë. Gjithçka është bërë me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës për të përfituar paratë e Habilajve”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së shtoi se këto janë “fakte tronditëse dhe prova që tregojnë skemën se si Edi Rama ka blerë votën dhe ka dhunuar zgjedhjet”.

“Me Edi Ramën në qeveri, qeveria do të vazhdojë të jetë karteli kryesor i krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura