Basha thirrje të fortë qeverisë: Vëri gishtin kokës. Nuk keni detyrë të çoni miell e makarona, por …

Mar 28, 2020 | 17:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për News 24 i ka bërë thirrje qeverisë t’i vërë gishtin kokës dhe të mbyllë call center dhe fasoneri si një vatër  e mundshme e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

basha

Sigurisht Basha kërkon masa mbështetëse për ata që do mbesin dhe kanë mbetur pa rroga, pasi thekson se detyra e qeverisë nuk është të çojë miell dhe makarona, por të ofrojë masat që qytetarët ta përballojnë me sa më pak rëndim këtë situatë.

“S’ka më vend për asgjë tjetër, por për veprim të shpejtë. Akti normativ erdhi me vonesë. Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore qeveria detyron mbyllje dhe mbështetje. Ka dhënë fonde dhe thotë fillojnë në prill, shuma totale 65 mln euro jepet për tre muaj, shtrihet për tre muaj, cfarë është kjo? Asgjë para Kosovës, që vë ndihma për paga dhe qera. 

Nuk kanë detyrë të cojnë miell e makarona por të marrin masa sic I urdhëron gjendja e fatkeqësisë, të mbyllin fasoneritë po na cojnë drejt një grope, një katastrofe. Jam i sheqetësuar, i brengosur! Është kollaj t’ju thuash njerëzve rrini në shtëpi dhe nga ana tjetër nuk i mbështet. kam 2 javë që e lus qeverinë, sot i them: T’i vërë gishtin kokës! Kjo është skandaloze, të bëjë transparencën e fondeve se si do përdoren”, deklaroi Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura