Basha thirrje Ramës: Hiq nga rendi i ditës zgjedhjen e Kryeprokurorit, përndryshe…

Dec 18, 2017 | 10:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar maxhorancës të heqë nga rendi i ditës pikën për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm.

“Ke një kërkesë të drejtuar nga unë, në emër të të gjithë opozitës parlamentare. Ke një kërkesë me shkrim nga 3 grupet parlamentare opozitare. Është detyra jote, e gjithësecilit prej nesh që të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës. Ajo është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta ta ndalon të bësh aktin që ke futur në rendin e ditës, kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm me votat e një partie politike. Tërhiqu, përndryshe opozita brenda dhe qytetarët jashtë nuk kanë asnjë rrugë tjetër, por të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe forcat”, tha Basha pas rifillimit të seancës.

Basha i kujton Ramës urdhrin e popullit: Tërhiqu, ose përballesh me …

Me tone të forta e me mesazh të prerë, kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga plani për uzurpimin e kryeprokurorit, duke e paralajmëruar që të tërhiqet ose ndryshe të përballet me pasojat.

basha

“Sot është një ndër ditët më dramatike ëpr këtë kuvend, më të rëndat për demokracinë 27 vjecare, më të vështira për qytetarët shqiptarë, që duan respekt të ligjit dhe kushtetutës.  Të marrë pushtet që nuk i takon, e ka të ndaluar ta prekë, t’i afrohet, kjo është seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinzare, po bëheni gati për grusht shteti, prek shekujsh perëndimi BE, SHBA, e kanë sanksionuar qartë ndarjen e pushteteve si themeli i demokracisë”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, kjo është arsyeja se pse kushtetuta dhe reforma ia ndalon shprehimisht emërimin e prokurorit të përgjithshëm.

“Hiqni duart nga pushteti i drejtësisë, jeni paralajmëruar të mos pengoni hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin, dosjet e ministrave, koncesionet, por ju jeni të vendosur të shkelni kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe pasuritë tuaja. Ky është casti i fundit ku në emër të kushtetutës ju ftoj të tërhiqeni, urdhi i popullit binduni atij ose përballuni me pasojat”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura