Basha thirrje kryeprokurorit Llalla: Mos e tako Saimir Tahirin, ai …

Oct 17, 2017 | 15:29
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje kryeprokurorit Llalla për të mos pritur në takim ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

basha1

Basha i ka kërkuar Prokurorisë më anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’ që të veprojë sa më parë  për të vënë Tahirin para përgjegjësisë penale pas përgjimeve të publikuara nga medit italiane në lidhje me Moisi Habilajn, njeriun e afërt të ish-ministrit.

“Faktet dhe provat tronditëse te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafien e drogës dhe armeve janë para syve te çdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Përgjithshëm te mos takohet​ me të dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese për ta vene atë para përgjegjësisë penale,” shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura