Basha takon Lu: Plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. Prioritet reforma në drejtësi

May 3, 2016 | 16:55
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka folur për mediat pas takimit në selinë blu me ambasadorin amerikan Donald Lu, ka theksuar edhe një herë nevojën që PD të dalë me një plan konkret për të shpëtuar vendin nga një situatë që siç tha ai është e rëndë dhe e vështirë ekonomikisht si dhe në aspekte të tjera.

lulzim basha

Basha nënvizoi se në bashkëbisedimin me Donald Lu ka theksuar se qeveria është e lidhur me krimin dhe PD ka përgjegjësi për të luftuar për të zbatuar reformën në drejtësi.

“Jemi në një situatë të rëndë ekonomike. PD do të luftoj për Reformën në Drejtësi për ndëshkimin e oligarkëve:, tha Basha për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura