Basha takohet me drejtuesen e OSBE/ODHIR: Opozita ka strategjinë për të dalë nga kriza, ky është momenti

Oct 15, 2019 | 15:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se reforma zgjedhore është vendimtare dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

“T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë”, thekson kreu i selisë blu.72341358_2685361044848393_3777677530744487936_n

Postimi i plotë:

“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!
Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, ka shkruar Basha.

72357756_2685361188181712_1528678959154200576_n

Pas raportit kritik për 30 qershorin, shefja e ODIHR kthehet në Tiranë. Takim me Bashën dhe Kryemadhin. Ja axhendaGlover-Basha-1Pas raportit të ashpër për votimet e 30 qershorit, Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover do të zhvillojë sot një sërë takimesh me krerët e partive politike.

Mësohet se Glover do të takohet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha ditën e sotme në orën 12:00 në selinë blu.

Ndërkohë që në axhendën e Adry Glover parashikohet dhe një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi është programuar të zhvillohet në orën 14:00 në selinë e LSI.

Ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me Kryeministrin italin, Giuseppe Conte. Ky takim do të zhvillohet në orën 17: 00 rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë./PANORAMA.al

kryemadhi glover

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura