Basha: Takimi i Ramës me investitorët, bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy

May 24, 2016 | 17:38
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim pas takimit të kryeministri Edi Rama me investitorët e huaj, ku kishte edhe përplasje mes një biznesmeni francez dhe Ramës, thotë se “ndonëse i konceptuar si shfaqja propagandistike e radhës, takimi i sot i Edi Ramës me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy, çka dëshmon se sa e rëndë është situata ekonomike, sa e thelle kriza e biznesit, dhe sa e pashprese mundësia e tyre për të hapur vende të reja pune nën qeverisjen e Ramës”.

rama-dhe-basha2

“Shqipëria është fshirë nga harta e investitorëve të huaj për shkak të pasigurisë alla shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa që rriten, e gjoba pas gjobash që po i marrin shpirtin sipërmarrjes se madhe, të mesme e të vogël. Paratë e taksave të rritura që duhet të shkonin për investime që hapin vende pune përfundojnë ne xhepat e qeveritareve.

Pergjegjesi per kete situate eshte Edi Rama. Atij ja thane ne sy sot, se si rezultat i taksave te larta vetem nje biznes ne Vlore eshte detyruar te largoje 80 persona nga puna, 80 familje qe ju mungon nje page, ndoshta e vetmja ne shtepi. 200 personave te tjereve ju pamundesua punesimi në një rast tjeter ne Berat për shkak të politikës së rryshfetit, pa te cilin nuk mund te ecet ne pushtetin e Edi Rames. Futja e duarve në xhepat e biznesit nga qeveritarët, ishte denoncimi i tyre. Asnjë investitor nuk është i lumtur, të gjithë po mendojnë largimin.

I penduar që ky takim ishte live, Rama ju hakerrye me rradhë biznesit, FMN, Dhomes Amerikane te Tregtise. Shperthimi i sotem i Rames e kishte edhe nje arsye te forte. Besimi i madh dhe shpresa e biznesit tek programi ekonomik dhe taksat e ulëta te Partise Demokratike ia ka prishur terezinë.

Taksa e sheshtë 9%, TVSH 15% taksa të ulëta per biznesin dhe qytetarët do te thote me shume konsum, më shumë investime, do të thotë vende pune, paga me te larta, me shume investime publike qe punesojne dhe zhvillojne vendin.

Ekonomia nuk zhvillohet me propagande dhe as buxheti nuk mbushet me gjoba abuzive qe po i marrin shpirtin biznesit. Ekonomia kerkon program, vizion dhe vendosmëri, kërkon një qeveri që mbi te gjitha te jetë ne krah dhe jo në përplasje me biznesin dhe investitoret. Dhe ne do tja japim vendit një qeveri të tillë që do punojë për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për cdo shqiptar. ‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, thekson kreu i PD-së, Lulzim Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura