Basha takim me kryeministrin e Kroacisë: Çfarë diskutuam me mikun e shqiptarëve, ramë dakord që…

Nov 20, 2019 | 13:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje takim me mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic.

basha2

Vete kryedmokrati, teksa jep detaje nga takimi mes tyre thekson se “Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE”.

Sipas Bashes, zbatimi i reformës në drejtësi, kryerja e reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman garanton shtetin e së drejtës, i jep fund të pandëshkueshmërisë, ndan  politikën nga krimi dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

basha1

“Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE”- njofton Basha.

POSTIMI I BASHES 

Kënaqësi të takoja sot mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.

Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura