Basha takim me ambasadorin e Japonisë: PD do të mbështesë investimet në Shqipëri

Jul 9, 2021 | 17:58
SHPËRNDAJE

lulzimbasha

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua këtë të premte me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki.

Është vetë kreu i PD-së i cili e ka bërë të ditur takimin përmes një postimi në rrjete sociale.

Basha shkruan se selia blu do të mbështesë bashkëpunimin dhe investimet e Japonisë në Shqipëri.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. PD do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin” – shkruan Basha në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura