Rama del nga salla, Basha: Do takojë Tahirin, sëmundja që kanë të dy është…

Mar 15, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Basha ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama, i cili ka dalë nga salla teksa opozita bën debat me mocion me të për skemën e ndihmës ekonomike.

“Ku shkoi kryeministri. Do takojë Tahirin, dhe ku, si minj nëpër skutat e spitaleve, shpikin dhe sëmundje të paqena se kanë një sëmundje të madhe dhe të përbashkët, kokainën jo atë që konsumojnë të dy si e dini të gjithë, por që e sjellin me kontenierë, i kanë të dyja këmbët në një këpucë, lërini përrallat me rusë shikoni faktet me kolumbianë”- tha Basha.

Me heret, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha akuzoi Ramën se përmes skemës së re të ndihmës ekonomike ka lënë qindra familje pa asnjë të ardhur.

basha kuvend

Sipas tij Rama po i punëson disa qytetarë vetëm pasi kanë dalë në fotografi me kreun e PD-së.

“Shqipëria është e fundit në Europë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të mëdh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. më keq se Shqipëria është Kosova”, tha Basha.

Sipas tij “ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti cove sejmenët e tu për ti futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë. Rama ka një ministër më injorant se vetja për çështjet e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse e ka katandisur në këtë gjendje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura