“Basha s’mund të gjykohet vetëm si fallsifikator”, Balla reagon për vendimin e prokurorisë: Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK

Nov 8, 2019 | 16:28
SHPËRNDAJE

Ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pasi Kryetari i PD Lulzim Basha merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Balla shprehet se Prokuroria në konkluzione nuk i ka përfshirë të gjitha veprat penal për të cilat Basha duhet të hetohet.
balla basha

“Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dollar dhe   vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla.

Më tej ai shprehet se Gjykata nuk duhet ta pranojë dosjen, duke e rikthyer sërish në hetim.

“Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator.Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla.

balla

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura