Premtimi i Bashës: Rritje pagës minimale, 400 euro deri në fund të mandatit

SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha nga Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, sot dha mesazhe të forta, per ate qe PD do beje kur te vije ne pushtet, pasi sic tha kryedemokrati, keto jane ditet e sprapsjes se nje qeverie antipopullore. Basha premtoi rritje te pages minimale dhe ulje taksash. Basha tha se humbja e jetes se 25 kryefamiljareve ne 6 muaj, per shkak te mungeses se kushteve te sigurise ne pune, eshte nje shembull tragjik, teksa paralajmeroi se PPP do trajtohen si veper e dyshuar kriminale dhe hetim te ish ministrave.

basha deklarate1

“Brenda 6 muajve te pare te qeverisjes rrisim pagen minimale ne 300 euro. Deri ne fund te mandatit, paga minimale rritet ne 400 euro për gjithë punëmarrësit shqiptarë. Problemi kryesor i mungesës së kushteve në punë dhe pandëshkueshmërisë së punëdhënësve të papërgjegjshëm i mos investimit në kushtet e sigurisë është korrupsioni, skema e përfitimit të përbashkët ku thelën e luanit e ka gjithmonë politikani i korruptuar, zyrtari i korruptuar.

S’ka shembull më tragjik se kjo, humbja e jetës së 25 kryefamiljarëve në vetëm 6 muaj. Qe ne ditet e para te qeverisjes detyre e PD PER nje plan kombetar per te hetuar PPP qe do trajtohen si vepër e dyshuar kriminale dhe do vëmë para përgjegjësisë cdo zyrtar, nga juristi me i thjeshte te kryeministri dhe cdo person qe mendon ta vendosë Shqipërinë perballe dy dilemave, të paguajë për koncesdionet apo për kushtet e siguerisë së forcës punëtore.

Për mua zgjidhja është e thjeshtë dhe vendimi është marrë, nuk do tërhiqem nga paga minimale, sdo pranoj që fëmijët e shqiptarëve të mbeten në shkolla primitive, vendimin e kemi marrë dhe do i japim fund koncesioneve dhe ppp korruptive e do krthejmë cdo qindarkë të qytetarët shqiptarë.

Do garantojmë stabilitetin ekonomik dhe kushtet për investime të huaja dhe të brendshme. PD dhe bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë kanë luftuar për demokracinë, llogaridhënien e atyre që mandatohen për të qeverisur. shpesh here jemi gjendur përballë njëri tjetrit dhe nuk kam droje ta pranoj se në shumicën e herëve peshorja e të drejtës ka anuar nga ana juaj, mund të jemi edhe nesër përballe, por krahë për krahë jemi gati për një betejë për ti dhënë Shqipërisë vlerat standartet dhe normat e Shqipërisë si gjithë Evropa.

Kryeministri ju ka deklaruar të vdekur, oligarkia ju do të vdekur, krimi organizuar ju do të vdekur, por ju jeni të gjallë, të fortë e të vendosur, në krahun e miqve dhe partnerëve ndërkombëtare e ata janë në krahun tyuaj, jeni në krahun e të drejtës, pozitives, ndryshimit, PD është në krahun tuaj, celësi i daljes nga kjo situatë, është bashkimi që bën fuqinë. Bashkimi për kauzat e drejta, me PD dhe opozitën e bashkuar është celësi forca dhe shpresa për të pashmangshmen. Këto janë ditët e sprapsjes së qeverisë antipopullore. Të bashkohemi sot, koha nuk pret, shqiptarët nuk presin, të jemi bashkë edhe një herë”, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.