Basha shpërndan foto nga takimi me gratë e LDG: Të largojmë përgjithmonë toksinat e të kaluarës

Jan 18, 2022 | 17:29
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në facebook, foto nga takimi i mbajtur mëngjesin e sotëm me anëtare të Lidhjes Demokrtike të Gruas.

basha

Krahas pamjeve nga takimi Basha përcjell mesazhin se ka ardhur koha që Partia Demokratike të shkëputet nga toksinat e të kaluarës, gjuhës së urrejtjes, për të shpalosur një tjetër mendësi dhe vizion për një të ardhme më të mirë.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha në facebook.

basha2 basha3 basha4

6 basha7 basha9 grate 8 grate pd grate15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura