Basha shfaqet në Kuvend me telefon në vesh, ulet në krah të Gazment Bardhit. Me Alibeajn shtrëngojnë duart! Shikoni pamjet

Jun 23, 2022 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot në ambientet e Parlamentit. Me telefon në vesh, ai ka hyrë në sallën e Kuvendit, ndërkohë që ishte duke folur Sali Berisha.

Basha është ulur në krah të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, ndërsa pak më tutje, indiferente qëndron deputetja tjetër e PD, Grida Duma.

Basha pasi përfundon telefonatën shihet duke folur vesh me vesh me Gazment Bardhin, ndërsa nuk kursejnë as të qeshurat.

Ish-kreu i PD, nuk paraqitet çdo seancë, kjo bën që ai të shihet më rrallë me kolegët e tjerë demokratë. Ai u jep dorën Enkelejd Alibeajt, deputetit të Kukësit, Flamur Hoxha, por edhe disa ligjvënësve të tjerë, të cilët mesa duket janë “të besuarit” e tij.

cbc87de7-3847-4827-87ca-794a82bcbe01 lulzim basha kuvend deputetet e pd (1) lulzim basha kuvend deputetet e pd (2) lulzim basha kuvend deputetet e pd (3) lulzim basha kuvend deputetet e pd (4) lulzim basha kuvend deputetet e pd (5) lulzim basha kuvend deputetet e pd (6) lulzim basha kuvend deputetet e pd (7) lulzim basha kuvend deputetet e pd (8) lulzim basha kuvend deputetet e pd (9) lulzim basha kuvend deputetet e pd (10) lulzim basha kuvend deputetet e pd (11) lulzim basha kuvend deputetet e pd (12) lulzim basha kuvend deputetet e pd (13) lulzim basha kuvend deputetet e pd (14) lulzim basha kuvend deputetet e pd (15) lulzim basha kuvend deputetet e pd (16) lulzim basha kuvend deputetet e pd (17) lulzim basha kuvend deputetet e pd (18) lulzim basha kuvend deputetet e pd (19) lulzim basha kuvend deputetet e pd (20) lulzim basha kuvend deputetet e pd (21)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura