“Basha s’është rrezik për demokracinë, por kukull në duart 3 xhagajdurëve”/ Rama: Koalicioni PD-LSI qesharak, i imponuar nga Saliu dhe Iliri

Mar 3, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE

Ndërsa për Ilir Metën thotë se nuk ka respekt për deytën që ka dhe për Kushtetutën, Kryeministri Edi Rama shprehet se Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe për drejtësinë.

Sipas kryeministrit Rama, Basha është në duart e tre xhagajdurëve, të cilët  duan që ta largojnë.

Rama shprehet se Ilir Meta eshte rreziku kryesor i reformes ne drejtesi, ndaj sipas Kryeministrit, 25 prilli do percaktoje fatin e kesaj reforme.

“Ilir Meta u përbetua se do japë dorëheqjen nëse ne fitojmë zgjedhjet sepse meta nuk ka respekt për detyrën e tij, për kushtetutën dhe për krejt njerëzit e këtij vendi, por ka hallin që e kanë marrë vesh gurët dhe drurët e këtij vendi. Le të shohim çfarë do të zgjedhjen shqiptarët në referendumin e 25 prillit. Është edhe Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk është një rrezik në vetvete, as për demokracinë as për drejtësinë. Por fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët, pa karakterin e një lideri ai është një kukull në duart e tre xhagajdurëve që mund ta mbyllin në shpi Lulin për 30 sekonda”, tha Rama.

Sa i takon koalicionit PD-LSI, Rama tha se është një koalicion qesharak, që është imponuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Keni parë një koalicion qesharake sesa një koalicion pas zgjedhor i nënshkruar parazgjedhor që në zgjedhje hyjnë veç e veç. Është tragjikomik, i imponuar nga Saliu  dhe Iliri  për ta lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës që mos ikë duke i lënë vetëm përballë reformës në drejtësi. Ilir Meta thotë se nëse fiton Edi Rama unë do udhëheq opozitën. Kjo  do të thotë që unë do të ngre barrikadën me PD-LSI dhe KCK brenda në parlament për ta bllokuar reformën në drejtës”,  u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura