Basha rikthehet në Kuvend, por këtë herë si deputet! Ja kujt i dha dorën, bisedime kokë më kokë me…! Si u prit

Mar 31, 2022 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer sërish në Kuvend, por këtë herë si deputet.

Pas gati 9 vitesh, që është ulur në Parlamentin e Shqipërisë si kreu i PD, tani rikthehet në cilësinë e deputetit.

Në video shihet momenti kur Basha futet në Kuvend dhe ulet si gjithmonë në vendin e tij, në krah të kolegut, Gazmend Bardhi.

Më pas, ai ka shkuar të takojë dy deputetët, Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin, të cilëve u ka dhënë dorën dhe ka biseduar për disa minuta.

Pas bisedës me ta, Basha është kthyer në vendin e tij ku është përshëndetur ne kreun e grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeajn, si edhe Flamur Hoxhën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura