Basha reagon për mbajtjen në qeli të 3 banorëve të Unazës së Re: Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Evropë

Oct 13, 2019 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për mbajtjen prapa hekurave të tre personave nga zona e Unazës së Re në Tiranë, duke nënvizuar se ata janë mbajtur në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Basha=konferena-qendrimi-Lulzim

Sipas tij, me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk mund të ketë integrim në Evropë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura