Basha reagon pas konferencës së donatorëve: Fondet të shërbejnë për nevojat e njerëzve dhe të përdoren me transparencë

Feb 17, 2020 | 19:03
SHPËRNDAJE

Pas konferencës së donatorëve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për çdo vend dhe institucion ndërkombëtar, duke theksuar se detyra kryesore tashmë është që këto para të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

lulzim basha

Basha thotë se duhet të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me transparencë për të ndaluar abuzimin me to.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, thekson Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura