Basha reagon pas ‘bombës’ së Donald Lu për luksin e qeverisë: Vetëm për udhëtime harxhojnë…

Sep 30, 2017 | 16:42
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mesazhit që Ambasadori amerikan Donal Lu dha për të rinjtë në një takim me ta në Rrëshen.

Lulzim-Basha-fitore-pd11

Ambasadori theksoi se:

“Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju.”

Basha tha se Ambasadori ka të drejtë, kështu funksionon demokracia teksa u ndal edhe te përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë.

Postimi i plotë

Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:

Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura